Nuhiu: Ka qytetarë që kanë interesa të fjetura për shtetësinë – Alsat

Zëvendësministri i Drejtësisë Agim Nuhiu deklaroi në “Rruga drejt …” se një numër i qytetarëve nuk kanë trokitur në dyert e Ministrisë së Brendshme për të kërkuar shtetësi. Ai madje theksoi se në kohën e Bashkimit Demokratik për Integrim 13000 qytetarë janë pajisur me shtetësi.

“Në Maqedoni ka qytetarë që kanë interesa të fjetura për shtetësi, interesa të fjetura, kjo nënkupton se ka edhe qytetarë të cilët nuk trokasin ën dyert e Ministrisë së Brendshme, dhe ne nuk mund të dimë se sa është numri i qytetareve shqiptarë të cilët kanë interesa të fjetura vizavi shtetësisë. Ka edhe kategori të cilët nuk shfaqin interes për ta marrë shtetësinë. Të tjerët të cilët kanë kërkuar shtetësinë, edhe janë pajisur. Jo një, jo 100, jo 1000 por 13 000 shqiptarë janë pajisur me shtetësi në kohën e BDI-së në të gjitha periudhat”, tha Agim Nuhiu, zëvendësministër i drejtësisë nga radhët e BDI-së.

The post Nuhiu: Ka qytetarë që kanë interesa të fjetura për shtetësinë appeared first on Alsat.

LEXO EDHE:

Back to top button