Nuk ka orë policore “ditën e Arifes”, të dielën dhe të hënën nga ora 14 deri në ora 05!

Edhe pse akoma nuk është vendosur asgjë zyrtarisht, propozimi i Komisioni për sëmundje infektive që u publikua këtë mëngjes për karantimin të plotë gjatë festës së Bajramit (të dielën) dhe të hënën (festa shtetërore Kirili i Metodi) shkaktoi reagime të ashpra në opinion.
E si duket ky reagim i madh i qytetarëve nëpër rrjetet sociale kundër këtij propozimi, jo zyrtarisht mësohet se ka bërë që Qeveria të reflektoj.
Mësohet se në mbledhjen e radhës Qeveria nuk do të vendos karantinim të plotë këtë vikend ashtu siç kishte propozuar Komisioni, por sipas “Centar.mk”, ekzekutivi do të vendos për orë policore të dielën nga ora 14 deri në ora 5 të mëngjesit për dy ditë me radhë (të dielën dhe të hënën).

Me shume

LEXO EDHE:

Back to top button