Oferta joshëse në adresë të Struga Trim Lum – Alsat

Në media u përfol për një ofertë nga Liga e Dytë e Turqisë për mesfushorin kumanovar, Bunjamin Shabani që luan te skuadra e Struga Trim Lumit. Të njejtën e ka konfirmuar edhe drejtori sportiv i skaudrës strugane, Besart Isaku, i cili ka thënë se ofertën nga Turqia për Shabanin do ta shqyrtojnë, raporton Infosport.mk.

“Kemi oferta dhe për atë jemi krenar. Veçanarisht bëhet fjalë për të rinjt si Abdulhadi Jahja dhe Blerton Sheji. Ky i fundit është reprezentues i Shpresave te Maqedonia. Këta të dy janë talent tanë, të cilët i pret një e ardhme e ndritur. Kemi oferta dhe interesim për të dy futbollistët, por nuk do të shpejtojmë. Fillimisht do ti shqyrtojmë ofertat, pastaj do të vendosim çfarë do të bëjmë. Para disa ditëve na erdh edhe një ofertë nga Turqia për Bunjamin Shabanin, do ta shohim edhe atë. E rëndësishme është që skaudra jonë të luaj mirë dhe të ketë oferta, por do të ketë edhe transfere”, është shprehur drejtori sportiv i Struga Trim Lum, Besart Isaku.

Ditë më parë kjo skuadër forcoi mbrojtjen me kthimin e Arben Tafa-s sërisht në radhët e skuadrës strugane.

The post Oferta joshëse në adresë të Struga Trim Lum appeared first on Alsat.

LEXO EDHE:

Back to top button