Ofertat nuk ndalen, Hysaj mes Italisë dhe Francës – Alsat

Mediat italiane kanë bërë të ditur se Hysaj kohët e fundit i ka thënë “jo” një oferte e cila do të ishte shumë e leverdishme për çdo futbollist, duke refuzuar 2,5 milionë euro në vit nga skuadra e Napolit. Një shifër e lartë, por të cilën ai ka vendosur të mos e pranojë, duke e ditur se me parametër zero, klube të tjera do të ishin të gatshëm t’i ofronin më shumë.

Roma është ekipi që u interesua më shumë për të në këtë periudhë, por edhe Torino e së fundmi Juventusi kanë kërkuar informacion për futbollistin e përfaqësueses shqiptare,

Megjithatë, nga Franca ka ardhur një informacion interesant sipas “L’Equipe”, që ka bërë të ditur se emri i Elseid Hysajt ka përfunduar në listen e dëshirave të një emri të madh si Olimpik Marseja. Francezët janë gati të përmbushin kërkesat financiare të Hysajt, për ta afruar me parametër zero në verë.

The post Ofertat nuk ndalen, Hysaj mes Italisë dhe Francës appeared first on Alsat.

LEXO EDHE:

Back to top button