Operacion blic në Vlorë, deri tani 5 të arrestuar, mes tyre edhe djali i biznesmenit

Në kuadër të goditjes së një rrjeti të trafikimit të kokainës, strukturat e Policisë së Shtetit janë duke zhvilluar një operacion antidrogë në qytetin e Vlorës.

Burime për gazetaren Anila Hoxha bëjnë me dije se deri tani janë arrestuar 5 persona dhe 2 të tjerë janë akoma në kërkim.

Mësohet se njëri nga të arrestuarit është djali i biznesmenit me iniciale J.LL. Operacioni është zhvilluar në sekret të plotë gjatë gjithë ditës.

LEXO EDHE:

Back to top button