Ora policore për Bajram, prej të shtunën në ora 19:00 deri të martën në 05:00

Ora policore për Bajram pritet të jetë nga dita e shtunë në ora 19:00 deri të martën në mëngjes në ora 05:00.

Ky propozim është bërë nga Komisioni për sëmundje ngjitëse që i është dërguar sot Qeverisë. Kjo e fundit pritet që sot ose nesër të jap vendimin përfundimtar duke parë parametrat dhe zhvillimet me situatën me koronavirusin.

“Nuk është e qartë se si do të jetë vendimi, por nëse nuk pranohet ky propozim i komisionit, atëherë një nga mundësitë është që [do ditë të ketë orë policore nga ora 19:00”, theksojnë burime jozyrtare nga Qeveria.

Një nga mundësitë është që ora policore të dielën dhe të hënën të jetë nga ora 14 deri në ora 05.

Edhe krahas rritjes së vogël të rasteve, epidemia është nën kontroll, tha dje ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

“Epidemia është nën kontroll. Numri i rasteve aktive është i qëndrueshëm, një pjesë e madhe e rasteve të konfirmuara janë nga vatra tashmë të njohura, ndërsa një pjesë e të infektuarve janë infektuar gjatë grupimit në tubime private, theksoi dje Filipçe.

Ai nuk ka njoftim të saktë se kur do të hapen edhe kafeteritë dhe restorantet.

“E paralajmëruam hapjen e objekteve hotelierike këtë javë, por gjatë diskutimit i kemi pasur parasysh edhe festat e ardhshme gjatë fundjavës, kështu që gjatë ditës së nesërme do ta dimë vendimin përfundimtar sipas rekomandimeve të ekspertëve”, theksoi dje Filipçe.(INA)

Me shume

LEXO EDHE:

Back to top button