Ouen shpjegoi diefrencën mes Junajtedit dhe Liverpullit – Alsat

Man. Junajtedi eliminoi Liverpullin nga FA Cup, duke e mposhtur me rezultat të ngushtë 3-2. Majkëll Ouen mendon se diferenca mes dy skuadrave është forma momentale, derisa tha se Liverpuli është i zhgënjyer me këtë rezultat.

Ishte lojë e hapur. Duke shikuar këndvështrimin e Liverpullit ishte rezultat zhgënjyes, sidoqoftë, shënimi i dy golave do e kënaq Jurgen Kloppin. Salah me të dy. Mendoj se kjo është diferenca mes dy skuadrave, njëra është shumë me besim, në formë të mirë për momentin dhe tjetra është duke pasur probleme.  Salah do jetë i zhgënjyer që shënoi dy gola dhe nuk ishte në anën fituese, por pastaj super zëvendësuesi erdhi. Nuk është zëvendësues normal, është ndryshues i lojës. Goditje fantastike nga gjuajtja e lirë”, tha mes tjerash Ouen.

 

Në raundin tjetër në FA Cup, Man. Junajted do të përballet me Uest Hemin

The post Ouen shpjegoi diefrencën mes Junajtedit dhe Liverpullit appeared first on Alsat.

LEXO EDHE:

Back to top button