Pakoja e pestë ekonomike, subvencione e kredi pa interes për kompanitë – Alsat

Kompanitë do të kenë mundësi të aplikojnë për ndihmë financiare për pagimin e pagave dhe kredi pa interes. Kryeministri Zoran Zaev njoftoi se në pakon e pestë do të jenë të dy opsionet pasi shumica e bizneseve kërkojnë që masa për pagat të mos zëvendësohet me kredi pa normë interesi. Këtë e konfirmoi edhe zëvendës- kryeministri për çështje ekonomike Fatmir Bytyqi në emisionin “Magazina Ekonomike” në Alsat, që do të transmetohet sonte.

Që fondet të bëhen të pakthyeshme, ata duhet të plotësojnë disa kushte gjegjësisht, secili që do të marrë subvencion siç njihet te njerëzit, unë e quaj ndihmë financiare për paga, përmes mekanizmit të rënies së të ardhurave prej 30% deri në 80% dhe mbështetje graduale, natyrisht që do të jenë të destinuara për paga, atëherë kjo ndihmë do të bëhet e pakthyeshme vetëm nëse tregojnë rezultate pozitive financiare, në të kundërtën do të duhet t’i kthejnë – deklaroi Fatmir Bytyqi, zëvendëskryeministër për çështje ekonomike.

Sipas paralajmërimit të Bytyqit, modeli i ndihmës financiare do të mbetet i njëjtë gjegjësisht do të jepen nga 14,500 në 21,7000 denarë, por mënyra e subvencionimit do të ndryshojë. Nëse më parë kompanitë që e përfundonin vitin me humbje nuk duhej t’i kthejnë paratë e marra nga shteti, tani nuk do të duhet t’i kthejnë paratë ato kompani që vitin do ta mbarojnë me fitim, që të stimulohen kompanitë të punojnë më mirë. Opsioni i dytë i kredisë pa normë interesi do të jetë me grejs periudhë prej 12 muajsh me periudhë të shlyerjes prej 3 viteve dhe mundësinë e grantit prej 10 deri në 30 % nëse punojnë me fitim.

Andrea Cobanova

The post Pakoja e pestë ekonomike, subvencione e kredi pa interes për kompanitë appeared first on Alsat.

LEXO EDHE:

Back to top button