Partia e Jacinda Ardern fiton zgjedhjet

Partia e kryeministres së Zelandës së Re, Jacinda Ardern ka fituar zgjedhjet e përgjithshme.

Me pothuajse të gjitha votat e numëruar, Partia e Punës e Ardern ka fituar 19 për qind të votave, duke bërë që kjo parti të fitojë shumicën të madhe në parlament.

“Zelanda e Re tregoi se Partia e Punës ka mbështetjen më të madhe në pothuajse 50 vjet”, tha Ardern para mbështetësve, pasi shpalli fitoren.

“Ne nuk do ta marrim mbështetjen tuaj si të mirëqenë. Unë ju premtoj se ne do të jemi partia që do të qeverisë për të gjithë qytetarët e Zelandës së Re”, shtoi ajo.

Partia Popullore, e qendrës së djathtë, ka pranuar humbjen dhe aktualisht ka fituar 27 për qind të votave.

Partia e Ardern pritet të fitojë 64 ulëse në parlament, që janë të mjaftueshme që partia të ketë shumicën e plotë. Asnjë parti nuk ka arritur të fitojë kaq shumë ulëse, që prej vitit 1996, kur Zelanda e Re nisi së zbatuari një sistem të ri të votimit.

Zgjedhjet e përgjithshme në Zelandë të Re fillimisht ishin paraparë që të mbaheshin në muajin shtator, por u shtyn për një muaj, për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Votimet u zhvilluan të premten dhe mbi një milion persona vetëm kishin votuar paraprakisht më 3 tetor.

Përveç zgjedhjeve të përgjithshme, qytetarët në Zelandë të Re kanë votuar edhe për dy referendume.

LEXO EDHE:

Back to top button