Pas 3 vjetësh rezistencë, shembet Teatri Kombëtar në Tiranë

Pas gati 3 vjetësh protestë dhe rezistencë për mbrotjen e Teatrit Kombëtar nga artistët, intelektualët dhe shoqëria civile, në orët e para të mëngjesit të sotëm ka nisur shembja e kësaj godine në Tiranë. Forca të shumta të policisë rrethuan zonën duke nxjerrë nga Teatri një pjesë të aktorëve që ishin brenda si dhe kanë ushtruar dhunë edhe ndaj mediave, përcjell oranews. Policia rrethoi të gjithë perimetrin e Teatrit duke u dhënë mundësinë fadromave të nisin punën për shembjen e ndërtesës.Forcat e policisë kanë nxjerrë me dhunë nga godina e teatrit aktorin Neritan Liçaj teksa edhe kryetarja e LSI Monika Kryemadhi u shoqërua për në komisariat. Shembja ka nisur të kryhet nga pjesa ballore e Teatrit Eksperimental, ndërsa më pas është shembur edhe godina e Teatrit Kombëtar./21Media

Me shume

LEXO EDHE:

Back to top button