Pas këtij veprimi familja Beckham mund të ketë humbur ca pikë në sy të fansave – Alsat

Familja Beckham janë një nga familjet më të dashura të showbizit kudo në botë. Dy figurat emblemë në fushat e tyre David dhe Victoria kanë arritur që nëpërmjet dashurisë së tyre shumëvjeçare të krijojnë te publiku portretin e familjes model. Ata janë prindër të 4 fëmijëve, të cilët janë po ashtu të njohur në rrjetet sociale, teksa duket se edhe ata mund të ndjekin rrugët e prindërve në të ardhmen.

Mirëpo, me veprim e tyre të fundit mund të humbasin disa pikë, pasi duket se ata kanë thyer rregullat anti-Covid. Mediat britanike raportojnë së fundmi se David dhe Victoria shkuan fshehurazi në Miami, duke shkelur rregullat e rrepta të izolimit për të kaluar natën e ndërrimit të viteve me krushkun e tyre.

E gjithë familja fluturoi me aeroplan privat në Ditën e Krishtlindjes për të shmangur rregullat e vendosura nga Boris Johnson. Të gjithë festuan Vitin e Ri me të fejuarën e Brooklyn, Nocola Peltz dhe familjen e saj.

Raportohet se familja mund të mos kthehet në Mbretërinë e Bashkuar deri në fund të muajit tjetër. Njerëzit pranë tyre e justifikojnë veprimin e tyre duke këmbëngulur se ata nuk kanë bërë asgjë të keqe pasi David është në një udhëtim pune për ekipin e tij të futbollit, Inter Miami.

Natën e kaluar një mik i familjes tha: “David dhe Victoria kishin planifikuar këtë udhëtim për muaj të tërë. David duhej të ishte në Miami në janar në drejtim të Inter Miami sepse është fillimi i para-sezonit të MLS dhe ai po ndihmon në rekrutimin e lojtarëve të rinj. Ai gjithashtu nuk kishte qenë në gjendje të mbërrinte atje që nga marsi i kaluar për shkak të kufizimeve, kështu që ishte një udhëtim i rëndësishëm. Pasi kaluan mëngjesin e Krishtlindjes në shtëpinë e tyre Cotwsolds , ata të gjithë bënë testet e COVID përpara se të fluturonin në mënyrë të sigurt nga një aeroport lokal përmes avionit privat në Florida”, shton burimi në fjalë.

Deri tani asnjë prej tyre nuk ka reaguar por duhet të theksojmë se veprime të tilla nga personazhet publike janë të patolerueshme në shtetet e huaja. Mjafton të kujtojmë “gjyqin publik” që iu bërë Rita Orës pas thyerjes së rregullave anti-Covid.

The post Pas këtij veprimi familja Beckham mund të ketë humbur ca pikë në sy të fansave appeared first on Alsat.

LEXO EDHE:

Back to top button