Plazhet në Shqipëri, kush shkel rregullat gjobitet deri në 700 mijë lekë

Gjoba të reja dhe masa të rënda shtrënguese për operatorët në plazhe që nuk respektojnë masat e sigurisë dhe të distancimit social. Është zbardhur akti normative i Ministrisë së Shëndetësisë, që parashikon ndëshkime deri në 700 mijë lekë të reja, rreth 7 mijë dollarë, për ata që kapen me shkelje nga inspektorët.

Nëse përsëritet shkelja, atëherë mbyllet menjëherë aktiviteti. Akti normativ ka shkuar për votim në Parlament.

“Nëpërmjet këtij akti normativ parashikohet të penalizohen subjektet që ushtrojnë veprimtari turistike në stacionet e plazhit dhe që nuk respektojnë rregullat dhe protokollet e sigurisë, të nxjerra nga organet kompetente, me dënimin me gjobë 700 000 (shtatëqind) mijë lekë dhe, në rast përsëritjeje, iu  shtohet edhe mbyllja e veprimtarisë nga inspektoratet përgjegjëse, duke synuar kështu të mbrohet shëndeti i turistëve në zonat e plazheve nga infeksioni Covid-19 si edhe mjedisi” shkruhet në relacionin e aktit normativ të depozituar në Kuvend.

Kryeministri Edi Rama, deklaroi pak kohë më parë se do të ndalohen të gjithë biznesi i ҫadrave dhe shezlonëve nga ana e operatorëve privat, por më pas kjo ҫështje u ndryshua, duke ja dhënë vetëm atyre që kanë lokale, restorante dhe hotele. Me një fjalë ashtu siç ka qenë deri më sot.

Me shume

LEXO EDHE:

Back to top button