Polonia kërkon nga BE-ja që të ashpërsojë sanksionet kundër Rusisë – Alsat

Presidenti i Polonisë Andrzej Duda i bëri thirrje sot Bashkimit Evropian për të forcuar sanksionet ndaj Rusisë pasi shuan me dhunë protestat në mbështetje të liderit të opozitës Alexei Navalny.

“Nëse duam të vendosim respekt për ligjin ndërkombëtar, e vetmja mënyrë se si mund ta bëjmë atë pa pushkë, top dhe bomba është përmes sanksioneve. Kjo është arsyeja pse ne jemi të gatshëm të ndihmojmë në arritjen e një konsensusi për këtë çështje,” tha Andrzej Duda për Financial Times.

Ai gjithashtu sugjeroi që shefi i politikës së jashtme të BE-së Josep Borrell të vizitojë Rusinë muajin tjetër nëse Alexei Navalny nuk lirohet deri atëherë.

Ministrat e Jashtëm të BE-së pritet të takohen të hënën për të rënë dakord mbi një përgjigje të përbashkët ndaj ndalimit të udhëheqësit kryesor të opozitës ruse.

Josep Borrell shprehu keqardhje për “ndalimet masive” dhe “përdorimin e tepruar të forcës” në protestat e djeshme në Rusi duke kërkuar lirimin e Navalny nga paraburgimi.

Disa shtete anëtare dhe Parlamenti Evropian kanë bërë thirrje për sanksione të reja kundër Rusisë, por kjo kërkon një vendim unanim nga 27 vendet anëtare.

Dhjetëra mijëra njerëz protestuan në Rusi me kërkesën për lirimin e Alexei Navalny, gjatë së cilës rreth 3.500 njerëz u arrestuan dhe përplasjet shpërthyen në disa qytete të mëdha, përfshirë Moskën./Kosovapress

 

 

The post Polonia kërkon nga BE-ja që të ashpërsojë sanksionet kundër Rusisë appeared first on Alsat.

LEXO EDHE:

Back to top button