Prolongohet pranim-dorëzimi i vaksinave nga Serbia – Alsat

Është shtyrë pranim-dorëzimi i vaksinave kundër Covid-9 që duhej të vinin si donacion nga Serbia, njofton Alsat. Pranim-dorëzimi duhej të bëhej gjatë ditës së nesërme në Tabanoc, në takim mes kryeministrit Zoran Zaev dhe presidenti të Serbisë Aleksandar Vuqiç. Sipas qeverisë anulimi është bërë për shkak të dokumentacionit plotësues teknik. Sipas qeverisë pranim-dorëzimi i vaksinave do të kryhet ditëve të ardhshme. Ndryshe, bëhet fjalë për dërgesën e 8,000 vaksinave të “Pfizer”, për të cilat Zaev para rreth një muaji tha se do të mbërrinin në vendin tonë  si donacion nga Serbia , e që ishin siguruar pas një bisede telefonike që kishte zhvilluar ai me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

The post Prolongohet pranim-dorëzimi i vaksinave nga Serbia appeared first on Alsat.

LEXO EDHE:

Back to top button