Qeveria italiane në krizë, Renci del nga koalicioni qeverisës – Alsat

Krizë në qeverinë italiane. Pas debateve për fondet e Bashkimit Evropian për menaxhimin e pandemisë së koronavirusit, ish-kryeministri Matteo Renci ka tërhequr nga kabineti i Giuseppe Contes dy ministrat e partisë së tij, Italia Viva. Tashmë qeveria Conte rrezikon të bjerë pa mbështetjen e Rencit. Renci njoftoi vendimin për tërheqjen e ministrave Teresa Bellanova, Elena Bonetti dhe nënsekretarit Ivan Scalfarotto nga qeveria në një konferencë për shtyp që zgjati të paktën një orë, duke deklaruar se kriza nuk u shkaktua prej tyre. Vendimi erdhi pas takimit që Conte kishte me presidentin e Italisë Mattarella për ndërmjetësimin e zgjidhjes së krizës.

The post Qeveria italiane në krizë, Renci del nga koalicioni qeverisës appeared first on Alsat.

LEXO EDHE:

Back to top button