Qeveria: Nesër realizohet pranim-dorëzimi i vaksinave nga Serbia – Alsat

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut përmes një kumtese ka informuar se gjatë ditës së nesërme do të pranojnë dërgesën e parë me vaksina kundër Covid-19 nga Serbia, shkruan Alsat.

“Nesër në ora 10 në vendkalimin kufitar Tabanoc do të arrijë dërgesa e parë me vaksina nga Republika e Serbisë. Në pranim-dorëzimin do të merr pjesë delegacioni nga Republika e Serbisë, që do të udhëhiqet nga presidenti Aleksandar Vuqiç, kurse nikoqir do të jetë kryeministri Zaev”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Ndryshe, Maqedonia e Veriut përmes Serbisë ka siguruar 8 mijë doza të vaksinës Pfizer kundër Covid-19. Pranim-dorëzimi ishte paralajmëruar për ditën e hënë, mirëpo sipas Qeverisë për arsye teknike, respektivisht për procedura administrative nga kompania Pfizer, është dashur të prolongohet.

The post Qeveria: Nesër realizohet pranim-dorëzimi i vaksinave nga Serbia appeared first on Alsat.

LEXO EDHE:

Back to top button