Rama nxjerr pamje nga Aeroporti i Kukësit, vitin e ardhshëm priten fluturimet e para (FOTO)

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e ka nisur ditën e sotme me një postim për Aeroportin e Kukësit. Në Facebook ai shkruan se po vazhdon puna në mënyrë që vitin e ardhshëm të ulet avioni i parë me pasagjerë.

“Mirëmëngjesi me disa pamje nga projekti i Terminalit të Aeroportit Ndërkombëtar të Kukësit, ku vijon intensivisht puna me objektivin që vitin e ardhshëm të ulim ”Migjenin” me grupin e parë të pasagjerëve, të cilët do të përzgjidhen mes atyre miqve të kësaj faqeje, të cilët e kanë përqeshur më shumë këtë projekt dhe s’më kanë lënë gjë pa thënë nga Londra”, ka shkruar Rama.

 

LEXO EDHE:

Back to top button