Rama poston rrëfimin emocionues të një ish-ushtari të UÇK-së

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka publikuar një video emocionale, në të cilën ish- ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Kjani Guri, nga Kaçaniku, rrëfen për kohën kur iu bashkua luftës dhe tregon mes lotësh përjetimet e momenteve më të rënda.

Në një postim në facebook ai sjell rrëfimin e të riut për luftën dhe humbjen e vëllaut.

“Kjani Guri, që si djalë i ri iu bashkua Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, sot përlotet në rrëfimin e tij për luftën dhe humbjen e vëllait bashkëluftëtar, në ndërkohë që UÇK përballet me epilogun dramatik të një kalvari të gjatë plot akuza, trillime, fabrikime, për drejtësinë e pastërtinë e luftës së saj heroike… ”

“Respekt dhe mirënjohje për çlirimtarët e Kosovës Ju ftoj ta shikoni dhe shpërndani këtë histori. #LiriaKaEmer #LavdiUÇK #RroftëKosova”, ka shkruar Rama në statusin e tij të cilit ia ka bashkëngjitur edhe videon, transmeton Klan Kosova.

https://www.facebook.com/watch/?v=1215179802215672&t=54

LEXO EDHE:

Back to top button