RAMUSH HARADINAJ PAS AKTAKUZËS NDAJ THAÇIT DHE VESELIT: BESOJ NË PAFAJËSINË E TYRE

Kosove

Pas paralajmërimit të aktakuzës ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veselit, ka reaguar edhe kreu i AAK-së dhe ish kryeministri Ramush Haradinaj.

Kundërshtari politik i vjetër i Thaçit dhe Veselit iu ka dalë në mbrojtje të dyve duke thënë që beson te pafajësia e tyre dhe e të gjithë bashkëluftëtarëve të tjerë.

“Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka bërë luftë të pastër, rezultat i së cilës ishte liria dhe themelimi i Republikës së Kosovës.” – ka shkruar ndër tjerash Haradinaj, përcjell Periskopi.

Edhe vetë Haradinaj ishte përballur me drejtësinë ndërkombëtare nën akuzat e krimeve të luftës.

Vitin e kaluar ai kishte dhënë dorëheqje nga pozita e kryeministrit pasi kishte marrë ftesë nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

Statusi i plotë:

Populli shqiptar i Kosovës me të drejtë zhvilloi luftë për liri, pas shtypjes së egër nga regjimet e ndryshme serbe, që zgjati pothuajse një shekull, duke kulmuar me regjimin e Millosheviqit.
Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka bërë luftë të pastër, rezultat i së cilës ishte liria dhe themelimi i Republikës së Kosovës.
Ne besojmë në pafajësinë e Presidentit Thaçi, kryetarit Veseli dhe të gjithë bashkëluftetarëve të tjerë.

Me shume

LEXO EDHE:

Back to top button