Real Madrid konfirmon lëndimin e Eden Hazard

Një nga futbollistët më të mirë të Real Madridit, Eden Hazard, është lënduar përsëri.

Ai ka pësuar një lëndim tjetër në këmbën e tij të djathtë, bën të ditur klubi madrilen me anë të një komunikate, transmeton Klan Kosova.

“Pas testeve të kryera sot në lojtarin tonë, Eden Hazard, nga shërbimet mjekësore të Real Madridit, ai është diagnostikuar me një dëmtim të muskujve në këmbën e tij të djathtë”, thuhet në komunikatën e klubit.

Pas këtij lëndimi, belgu pritet të jetë tre deri në katër javë jashtë fushës.

Deri më tani, Hazard nuk ka zhvilluar asnjë minutë në fanellën e Realit në edicionin e ri të garave.

LEXO EDHE:

Back to top button