Regjistrohen 180 raste të reja me Covid-19, shërohen 206 pacientë – Alsat

Brenda 24 orëve të fundit në mbarë vendin nga 1.814 teste të realizuara janë regjistruar 180 raste të reja me Covid-19, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë. Ndërsa nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 206 pacientë. Betejën me Covid-19 e kanë humbur 13 pacientë, gjashtë prej të cilëve kanë ndërruar jetë në dhjetor të vitit të kaluar, ndërsa janë evidentuar sot. Viktimat janë nga Shkupi, Kumanova, Gostivari, Manastiri dhe Struga, mes moshës 60 dhe 89 vjeçe. Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 97.052 raste me Covid-19, prej të cilëve 87.652 janë shëruar, kurse 2.989 kanë ndërruar jetë. Vendi aktualisht ka 6.411. raste aktive. Ndërsa që nga fillimi i pandemisë janë realizuar gjithsej 486.961 teste për të detektuar Covid-19.

The post Regjistrohen 180 raste të reja me Covid-19, shërohen 206 pacientë appeared first on Alsat.

LEXO EDHE:

Back to top button