Rekordi i ri i Mesit, shënon golin e 20-të në ligën spanjolle për herë të 12-të radhazi

 

Rekordi i ri i Mesit, shënon golin e 20-të në ligën

Lionel Mesi dhe Kristiano Ronaldo kanë dominuar botën e futbollit prej 12 vjetësh, duke fituar secili shumë trofe të rëndësishëm individual, por edhe ekipor, ndërkohë që janë rikthyer sërish në fushë për të qenë lider të skuadrave të tyre. Por Mesi duket se ka ende shumë për të dhënë. Kështu, referuar edhe medieve spanjolle, Lionel Mesi e ka vendosur një rekord tjetër në La Liga, pas fitores së Barcelonës kundër Real Majorkës të shtunën mbrëma. Barça fitoi 4:0 në ndeshjen e parë të saj që prej muajit mars, kur sezoni u pezullua për shkak të pandemisë koronavirus. Pas golit hapës të shënuar nga Arturo Vidal, Lionel Mesi asistoi për Martin Brejthueit dhe Jordi Alban para se të shënonte vetë për ta vulosur triumfin e Barçës në kohën shtesë. Për Mesin ky ishte goli i 20-të në La Liga në sezonin 2019/20. Superylli argjentinas është lojtari i vetëm që i shënon 20 apo më shumë gola në ligën elitare spanjolle në 12 sezone radhazi. 32-vjeçari e pati një paraqitje të shkëlqyer kundër Majorka, duke asistuar dy herë po ashtu, që e çon në 14 numrin e asisteve në total këtë sezon. Kështu, Mesi është golashënuesi më i mirë dhe asistuesi më i mirë në La Liga këtë sezon. në rivalitetin me Ronaldon duket se Mesi është rikthyer më në formë se portugezi. Për më tepër, Mesi i krijoi katër raste të mëdha dhe i kompletoi plot nëntë driblime në këtë takim. Ronaldo, ndërkohë, nuk pati paraqitje të pëlqyeshme në gjysmëfinale të Kupës së Italisë kundër Milanit, në të cilën përveç se nuk shënoi, e humbi edhe penalltinë si rrallë herë. Përkundër barazimit pa gola, Juventusi kaloi në finale falë golit si mysafir në ndeshjen e parë në “San Siro” e cila kishte përfunduar 1:1. Ndërkohë, ngjarjet brenda klubit nuk janë të tilla që të krijohet bindja se gjithçka është perfekte. Merkato është në prag dhe disa lojtarë po shihen si objektivë për t’u shitur e të tjerë po mendojnë largimin.

Me shume

LEXO EDHE:

Back to top button