fbpx
Home INVESTIGIM Reporteri i AP-së tregon historinë se si shpërndau imazhet e Masakrës së Reçakut në botë

Reporteri i AP-së tregon historinë se si shpërndau imazhet e Masakrës së Reçakut në botë

by NESHESH
0 comment

Ish-reporteri i AP-së, Sylejman Kllokoqi, ka treguar në emisionin Pressing në T7 historinë se si i ka incizuar pamjet e Masakrës së Recakut. Imazhet e para të tij bënë xhiron e botës dhe ndikuan që të ketë një vëmendje më të madhe ndaj masakrave të Serbisë mbi popullatën shqiptare në Kosovë.

“Punoja për AP-në. Kjo kishte rëndësi të madhe. Pasi AP është agjenci e lajmeve dhe lajmet bëjnë bujë nëpër gjithë botën. P.sh. nëse punon në një kanal sikur ZDF imazhet tuaja bëjnë xhiro vetëm në Gjermani. Jam krenar që dy xhirime të mija kanë ndikuar. Ishte xhirimi i Abrisë i pari. Pas tij më thirrën Sigurimi shtetëror dhe më rrahën. Pastaj më thanë të shkruaj dicka në lidhje me atë. E dija që flitej për Abrinë. Pas asaj rrahje, nuk më mbytën, por më rrahën shumë. U tërheka pak dhe fillova të mos dal në qytet. Sidomos në qendër ishin mediet e tyre propaganduese. Nuk e harroj, ishte një shqiptare që kinse ishte duke shitur ëmbëlsira. Më tha ik se je në rrezik. U largova”, tregoi ai.

Tutje ai tregoi ngjarjen se si ndodhi për të shkuar deri në Recak.

“Një gazetare e një mediumi botëror më thirri dhe më tha se po ndodhë nj ngjarje në spital. Kur shkuam aty policia nuk na lejoi të inicizojmë. Ditën tjetër e thirra kolegun tim nga AP. Në ora 06:55 shkuam në Shtime. E pyetëm dikë aty se ku ishte Recaku. Ai na tregoi dh se policia ishte larguar. Në masakrën e Abrisë ishim futur mes plumbave për xhirim. Por këtu e kishim të lehtë. E xhiruam nja 20 minuta. Nuk isha kameramani i parë. E takova edhe një ishte më i shkathët pasi kishte ardhur shpejtë. I përcolla pamjet dhe pastaj i pa i gjithë bota. Mandej erdhi Uolker dhe kreu punën e tij. Imazhet bënë histori nëpër botë”, shtoi Kllokoqi.

You may also like