Republikanët të irrituar nga fshirja e llogarisë së Trump nga Twitter – Alsat

Sulmet e Twitter-it janë të turpshme, deklaroi senatori republikan, Rick Scott, pasi kompania e medias sociale njoftoi fshirjen e llogarisë së presidentit në largim, Donald Trump.

“Twitter fshiu presidentin Trump, por lejon kinezët të mburren me gjenocidin, po ashtu edhe ajatollahun (Khamenei – shën. i përkth.) të flasë për mundësinë e fshirjes së Izraelit nga hartat”, theksoi Scott duke shprehur zhgënjimin për trajtimin e së djathtës në median sociale, e akuzuar si liberale.

“Të bësh që njerëzit të heshtin, për të mos përmendur presidentin amerikan, kjo është ajo që ndodh në Kinë, jo në vendin tonë”, deklaroi nga ana e saj Nikki Haley, ish-ambasadorja në OKB e presidentit Trump dhe aspirante për republikanët në Shtëpinë e Bardhë në vitin 2024.

Kompania e medias sociale Twitter ka fshirë llogarinë e presidentit të SHBA Donald Trump nga platforma e saj, duke përmendur rrezikun e nxitjes së mëtejshme të dhunës.

Trump, në disa tuite, i zemëroi mbështetësit e tij me akuza të pabazuara për mashtrim zgjedhor dhe i nxiti ata të marshonin drejt Capitol Hill.

Facebook gjithashtu ndaloi Trump nga llogaria e tij, për një kohë të pacaktuar, një ditë më parë, duke përmendur arsye të ngjashme.

The post Republikanët të irrituar nga fshirja e llogarisë së Trump nga Twitter appeared first on Alsat.

LEXO EDHE:

Back to top button