Reshje bore në Rrugën e Kombit, paralajmërohen shoferët – Alsat

Reshjet e dëborës kanë sjellë problemet e para në qarkullimin në Rrugën e Kombit. Kompania koncesionare ka nisur punën për pastrimin e rrugës me hedhje kripe, ndërkohë që ka këshilluar që shoferët të tregohen të kujdesshëm gjatë qarkullimit.

Gjithsesi në Rrugën e Kombit kalohet pa vështirësi, teksa operacioni për pastrimin e rrugës po kryhet në aksin Fan-Tunel deri në Morinë. Prania e dëborës vihet re nga Tuneli i Kalimashit, në rrethrrotullimin e Kolshit deri në km 60.

Qarkullimi i automjeteve ka vijuar probleme deri më tani.

The post Reshje bore në Rrugën e Kombit, paralajmërohen shoferët appeared first on Alsat.

LEXO EDHE:

Back to top button