Reshjet e borës mbuluan tërë vendin – Alsat

Reshjet e borës që filluan nga mëngjesi pritet të intensifikohen gjatë natës. Enti hidrometeorologjik paralajmëron se në pjesët lindore do të ketë shtresë bore prej 10 cm, ndërsa në ato perëndimore mes 20 dhe 30 cm. Temperaturat do të jenë nga -7 deri në -1 gradë Celsius. Për shkak të reshjeve të borës “Rrugët e Maqedonisë” ka ndaluar qarkullimin e automjeteve të rënda në rrugët Kërçovë-Ohër përmes Strazhës, dhe Mavrovë-Dibër. Mot të ngjashëm paralajmërohet të ketë deri ditën e mërkurë, me temperature nën -10 gradë celcius. Ngrohja graduale do të vijojë nga dita e enjte.

https://youtu.be/UNgoeRGo0bQ

The post Reshjet e borës mbuluan tërë vendin appeared first on Alsat.

LEXO EDHE:

Back to top button