Reshjet e borës, ndalesë për automjetet e rënda në disa rrugë – Alsat

Komunikacioni nëpër rrugët shtetërore po zhvillohet në kushte dimërore nëpër rrugë kryesisht të lagështa, me mbetje të dëborës në disa vende, transmeton Alsat. Vazhdojnë reshjet e borës në të gjithë territorin e vendit. Për shkak të temperaturave të ulëta është e mundur paraqitja e acarit, kurse nëpër gryka dhe prerje rrugore mund të paraqiten rrëshqitje të dheut.

Ndërmarrja Publike “Rrugët e Maqedonisë” apelon për kujdes të shtuar dhe përshtatje të shpejtësisë. Për shkak të reshjeve të dëborës dhe temperaturave të ulëta, që nga ora 17:00 është vendosur ndalesë për automjetet e rënda në rrugën Strugë-Qafthanë, ndërsa për automjetet tjera është e detyrueshme përdorimi i pajisjeve dimërore.

Ndërsa vazhdon ndalesa për automjetet e rënda, që është vendosur që nga ora 10:00 për rrugën Gostivar-Kërçovë, përmes Strazhës. Ndalesë për automjetet e rënda ka edhe për rrugën Mavrovë-Dibër.

Që nga ora 15:00 është vendosur për përdorim të detyrueshëm të pajisjeve dimërorë për të gjitha automjetet që kalojnë në për rrugën Manastir-Resnje, përmes Xhvatos. Autoritetet gjithashtu rekomandojnë përdorimin e pajisjeve në rrugën Tetovë-Kodra e Diellit.

Që nga ora 18:20, ndalesë për qarkullim të automjeteve të rënda ka edhe në rrugën Kriva Pallankl – Vendkalimi Kufitar “Deve Bair”. Ndërsa nga ora 18.10, automjetet e rënda e kanë të ndaluar gjithashtu qarkullimin në qafën malore Pletvar.

The post Reshjet e borës, ndalesë për automjetet e rënda në disa rrugë appeared first on Alsat.

LEXO EDHE:

Back to top button