Rriten nivelet e lumenjve në vend – Alsat

Nivelet e lumenjve janë rritur në mënyrë drastike pas reshjeve të shiut që kanë kapluar vendin ditëve të fundit. Në disa lumenj është regjistruar nivel gjashtë herë mbi mesataren e zakonshme gjatë muajit të janarit.

Sipas matjeve hidrologjike të sotme, më shumë ujë është regjistruar në lumin Vardar, Treskë, Lepenec, Pçinja, Babuna, Bregalnicë, Strumicë, Crna dhe Sateska.

Asnjë nga lumenjtë nuk është nën mesataren, ndryshe nga liqenet, gjendja e të cilave ka ndryshuar pak. Liqeni i Ohrit dhe Prespës mbetet ende nën vlerat mesatare.

The post Rriten nivelet e lumenjve në vend appeared first on Alsat.

LEXO EDHE:

Back to top button