Sejdini mirëpriti delegacionin e lartë të futbollit turk – Alsat

Njeriu I parë I futbollit vendor, Muamed Sejdini dhe sekretari i përgjithshëm, Filip Popovski, zhvilluan një takim pune me presidentin e Federatës së Futbollit të Turqisë, Nihat Ozdemir dhe nënkryetarin Servet Jardinci. Që të dy Federatat e Futbollit, gjatë kohë kanë bashkëpunim të thellë, ndërsa në këtë takim, FFM prezantoi punën e saj dhe mundësinë që të thellohet ky bashkëpunim ehde më tej në të ardhmen. Sejdini kishte fjalë miradie për Federatën e Futbollit të Turqisë, duke shprehur faleminderim për marrëdhëniet e mira me FFM-në.

 

“Federata e Futbollit të Turqisë, është një nga më të mëdha në Evropë. Për dallim nga ata, ne jemi një Federatë e vogël, mirëpo jemi një vend që synon drejt punëve të mëdha dhe ndajmë pasionin e njëjtë për futbollin. Faleminderim deri te kolegët e tonë në Turqi për përkrahjen të cilën në japin. Në të gjitha vendimet e tyre ndjehet një dashuri ndaj futbollit dhe respekti ndaj të gjitha kombet. Për ne me rëndësi të madhe është që të kemi një partner te Federata e Futbollit të Turqisë dhe besoj se në të ardhmen bashkëpunimi do të jetë në një nivel edhe më të lartë dhe me projekte konkrete. Faleminderojë z. Ozderim dhe z. Jardinci për vizitën e tyre dhe gëzohem në vazhdimin e marrëdhënieve të mira,” tha mes tjerash Sejdini.

 

Presidenti i Federatës së Futbollit të Turqisë, Nihat Ozdemir dhe zëvëndësi i tij dhe anëtari i Komitet Ekzekutiv të UEFA-s, Servet Jardinci, i dëshiruan punë të suksesshme në Kuvendin e ardhshëm të FFM-së dhe suksese për përfaqësuesen e Maqedonisë në Kampionatin Evropian.

The post Sejdini mirëpriti delegacionin e lartë të futbollit turk appeared first on Alsat.

LEXO EDHE:

Back to top button