Senati amerikan çon përpara gjyqin ndaj Donald Trump – Alsat

Senati amerikan votoi për fillimin e gjykimit ndaj ish Presidentit, Donald Trump për nxitjen e sulmit ndaj Capitol Hill më 6 janar. Gjyqi që fillon më 10 shkurt, pritet të zgjasë të paktën një javë dhe i njëjti ka mbështetjen e një pjese të republikanëve. Ajo që i dha kahje impiçmentit ndaj Trumpit ishte një video tronditëse, që kombinonte pamjet e dhunës në Capitoll me fjalimin e Trumpit, me të cilin i nxiste protestuesit “të luftonin fuqishëm”. Videoja u shfaq nga nëntë demokratët e Dhomës së Përfaqësuesve, që luajnë rolin e prokurorit për rastin e të cilët kërkojnë që Trump të mbajë përgjegjësi.

Nuk mund të kemi presidentë që organizojnë dhe mobilizojnë turmë të dhunshme kundër Qeverisë sonë, institucioneve tona, sepse refuzojnë ta pranojnë vullnetin e popullit dhe Kushtetutën e SHBA-së. A mund të krijojmë një “përjashtim të ri janari” ndaj Kushtetutës sonë të shtrenjtë, për të cilën gjeneratat e mëparshme kanë dhënë jetën?! -deklaroi Xhami Raskin, Demokrat.

Për avokatët e Trumpit gjyqi është antikushtetues dhe ka për qëllim ndalimin e aktivitetet të mëtejm politik të ish presidentit.

Kjo nuk ka të bëjë vetëm me Donald Trumpin ose ndonjë individ. Ka të bëjë me Kushtetutën dhe abuzimin e impiçmentit për përfitime politike – u shpreh David Schoen.

Gjyqi nuk mund të vazhdojë. Impiçmenti nuk mund të rezultojë në asgjë më shumë sesa largim nga zyra. Presidenti Trump nuk është më në zyrë. Objektivi i Kushtetutës është arritur. Ai u largua nga votuesit – tha Bruce Castor, Avokat i Trumpit.

Është raportuar se ish presidenti i parë që do të gjykohet nga Senati, Trump është i zhgënjyer dhe i zemëruar nga ekipi i tij mbrojtës.

Anesa Salihu

The post Senati amerikan çon përpara gjyqin ndaj Donald Trump appeared first on Alsat.

LEXO EDHE:

Back to top button