SHBA, mbi 18 milion të shëruar nga Covid-19 – Alsat

Numri i personave të vdekur nga COVID-19 në SHBA ka tejkaluar 492 mijë. SHBA vazhdon të mbetet vendi me numrin më të lartë të rasteve të konfirmuara dhe të viktimave.

Sipas faqes së internetit “Worldometer” tregojnë se në 24 orët e fundit, numri i të infektuarve me koronavirus në SHBA është rritur për 103.028, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 28.108.584. Ndërkaq, në mbarë vendin, deri më tani janë shëruar mbi 18,41 milion të infektuar, ndërsa numri i testeve të kryera ka shkuar në mbi 332,13 milionë.

Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri në SHBA, me mbi 3,45 milionë raste të konfirmuara. Po ashtu, Kalifornia tejkaloi New York-un për nga numri i vdekjeve dhe tani radhitet e para me 46.379 viktima. Pas SHBA-së, numrin më të madh të të infektuarve e kanë regjistruar India me mbi 10,89 milionë raste dhe Brazili me mbi 9,76 milionë.

The post SHBA, mbi 18 milion të shëruar nga Covid-19 appeared first on Alsat.

LEXO EDHE:

Back to top button