SHBA, nënshkruhen marrëveshjet e normalizimit të marrëdhënieve Izrael-Emirate-Bahrein

Presidenti amerikan Donald Trump priti të martën udhëheqësit e Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Bahreinit për nënshkrimin e marrëveshjeve për normalizimin e marrëdhënieve me Izraelin, duke i bërë disa nga shtetet arabe të thyejnë një tabu të kahershme në një ristrukturim strategjik rajonal kundër Iranit.

Ceremonia e Shtëpisë në Bardhë mbyll një muaj dramatik pasi fillimisht Emiratet e Bashkuara Arabe dhe më pas Bahreini ranë dakord t’i japin fund armiqësisë me Izraelin, por pa një zgjidhje të mosmarrëveshjes së tij të vjetra me palestinezët.

Presidenti Trump u shfaq në një ballkon që shihte nga një turmë prej disa qindra të pranishmish, me në krah Kryeministrin e Izraelit BenjaminNetanyahu, ministrin e Jashtëm të Emirateve Shejk Abdullah bin Zayed al-Nahyan dhe ministrin e Jashtëm të Bahrenit Abdullatif Al Zayani.

Marrëveshjet, e kritikuara nga palestinezët, i bëjnë ato shtetet e treta dhe të katërta arabe që ndërmarrin hapa për normalizimin e lidhjeve me Iraelin që kur ky i fundit nënshkroi traktate paqeje me Egjiptin në 1979 dhe Jordaninë në 1994. Në takimin më herët me zotin Netanyahu në Zyrën Ovale, Presidenti Trump tha se “Do të kemi të paktën pesë ose gjashtë vende që do të na bshkohen shumë shpejt” për të lidhur marrëveshjet e tyre me Izraelin. Por ai nuk përmendi asnjë prej tyre. Gjatë fjalimit në ballkonin e Shtëpisë së Bardhë zoti Trump tha se: “Jemi këtu këtë pasdite për të ndryshuar rrjedhën e historisë”, dhe shtoi se ky është “një hap i madh në të cilin njerëzit e të gjitha besimeve dhe prejardhjeve të jetojmë së bashku në paqe dhe begati”. Zoti Trump tha gjithashtu se tre vendet e Lindjes së Mesme “do të punojnë së bashku, ata janë miq”.

Sjellja së bashku në një tavolinë e Izraelit, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahreinit pasqyron shqetësimin e tyre të përbashkët për rritjen e ndikimit të Iranit në rajon dhe zhvillimin e raketave balistike prej tij. Irani ka qenë kritik ndaj marrëveshjeve.




Source link

LEXO EDHE:

Back to top button