SHBA, regjistrohen mbi 3 mijë viktima të reja nga Covid-19 – Alsat

Numri i personave të vdekur nga COVID-19 në SHBA është rritur në 479.810, prej të cilëve 3.394 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit.

SHBA vazhdon të mbetet vendi me numrin më të lartë të rasteve të konfirmuara dhe të viktimave.

Të dhënat nga faqja e internetit “Worldometer” tregojnë se në 24 orët e fundit, numri i të infektuarve me koronavirus në SHBA është rritur për 102.344, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 27.804.262.

Ndërkaq, në mbarë vendin, deri më tani janë shëruar mbi 17,6 milionë të infektuar, ndërsa numri i testeve të kryera ka shkuar në mbi 327,2 milionë.

Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri në SHBA, me mbi 3,42 milionë raste të konfirmuara, ndërkohë që numri më i lartë i vdekjeve është regjistruar në New York, me gjithsej 45.301 viktima.

Pas SHBA-së, numrin më të madh të të infektuarve e kanë regjistruar India me mbi 10,85 milionë raste dhe Brazili me mbi 9,60 milionë.

The post SHBA, regjistrohen mbi 3 mijë viktima të reja nga Covid-19 appeared first on Alsat.

LEXO EDHE:

Back to top button