Shenjat thonë që Dafina Zeqiri do të vijë me një bashkëpunim me artistin italian – Alsat

Dafina Zeqiri është në kulmin e karrierës së saj, teksa presim edhe albumin më të ri “Dafinë moj”, që pritet të dalë shumë shpejt!

Artistja është shumë aktive me projekte të reja teksa duket se ky album do jetë plot me të papritura. Një prej tyre është edhe fakti se introja e albumit do këndohet nga mamaja e saj, e cila siç ka treguar Dafina ka qenë gjithnjë shumë e apasionuar pas muzikës.

Së fundmi po raportohet se në albumin e saj do jetë edhe një bashkëpunim me reperin e mirënjohur italian Sfera. Sipas faqes “MTVKS”, këngëtarja dhe reperi kanë bashkuar forcat dhe pritet të bëjnë namin. Sakaq, Dafina i ka lënë italianit edhe një koment në një foto dhe kur një person e ka pyetur nëse po planifikojnë ndonjë bashkëpunim, ajo ka komentuar “2021”, duke nënkuptuar se kënga do lançohet këtë vit.

Deri tani nuk ka ende detaje rreth këtij projekti po duke marrë parasysh emrat e artistëve, jemi të bindur se do kthehet menjëherë në hit.

Pak javë më parë, Dafina publikoi bashkëpunimin e saj me Yll Limanin, të titulluar “Mos shko” dhe siç e prisnim ata nuk na zhgënyen. Teksti i këngës është shkruar nga Dafina dhe reperi Elinel, e është pjesë e albumit të këngëtares. Dy këngëtarët janë kujdesur në çdo detaji për videoklipin, ku Dafina shfaqet si gjithnjë me look ekstravagant, kurse Ylli një simpatik i përhershëm.

Ndërkohë, pas super suksesit të këngës, Dafina ka krijuar edhe një sfidë shumë të bukur në rrjetet sociale me këtë këngë. Sikur e dini kërcime të ndryshme të këngëve të shumta janë kthyer në virale dhe ky duket të jetë edhe rasti i “Mos shko”.

The post Shenjat thonë që Dafina Zeqiri do të vijë me një bashkëpunim me artistin italian appeared first on Alsat.

LEXO EDHE:

Back to top button