Shënohet viktima e parë nga koronavirusi në Maqedoni

 

Ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe, në pres konferencë ka thënë se në 24 orët e kaluar janë regjistruar 29 raste në vendin tonë. Për fat të keq një paciente nga Kumanova ka humbur jetën. Së bashku me atë ka qenë i hospitalizuar edhe djali i saj, 33 vjeçar. Ai është në Klinikën infektive, përcjell Gazeta Express.

“Me këtë numri deri sot në orën 12.00 është 114.  Në Klinikën infektive janë 24 pacientë. 7 pacientë janë në trajtim me oksigjen, 11 janë në gjendje stabile. Nesër pas skadimit të 14 ditëve te 6 pacientë do të bëhen teste. Pesë janë në gjendje stabile, ndërsa njëra është në gjendje të pandryshuar. Për fat të keq e kemi rastin e parë vdekje në Kumanvoë. Bëhet fjalë për grua e moshës 57 vjeçare. Në lidhje me këtë duhet të them se me kohë janë bërë teste dhe kanë treguar rezultat negativ.”, ka thënë Filipçe, njofton Shenja.

Ajo është trajtuar në izolim. Javën e kaluar ka qenë në izolim./GazetaExpress/