Shqipëri, 12 viktima dhe 1.088 raste të reja me Covid-19 – Alsat

Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri janë regjistruar 12 të vdekur dhe 1.088 raste pozitive me COVID-19. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka njoftuar se numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në vend që nga fillimi i pandemisë është rritur në 93.075 dhe numri i të vdekurve në 1.555.

Gjithashtu raportohet se janë shëruar edhe 781 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 56.764 dhe raste aktive janë 34.756. Aktualisht në disa spitale po trajtohen 531 pacientë të konfirmuar pozitiv Covid-19.

Autoritetet shëndetësore kanë kryer edhe 3.885 testime të reja dhe që nga fillimi i pandemisë janë kryer gjithsej 414.278 testime për personat e dyshuar për COVID-19.

The post Shqipëri, 12 viktima dhe 1.088 raste të reja me Covid-19 appeared first on Alsat.

LEXO EDHE:

Back to top button