Shqipëri, katër viktima dhe 299 raste të reja me COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri janë kryer 1315 testime, nga të cilët 299 qytetarë rezultuan të infektuar me COVID-19.

Janë shëruar 106 qytetarë, duke e çuar në 10654 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:I NGJAJSHËMRUÇI PRET NË TAKIM AMBASADOREN E KUBËS, I KËRKON NJOHJEN E KOSOVËS184 raste në Tiranë, 23 raste në Korçë,12 raste në Vlorë, 11 raste në Kuçovë,8 raste në Durrës, 7 raste në Elbasan,6 raste në Pogradec dhe Përmet,5 raste në Librazhd, 4 raste në Shkodër dhe Lezhë,3 raste në Fier, Pukë, Tropojë, Sarandë, Skrapar,2 raste në Krujë, Kurbin, Prrenjas,1 rast në Devoll, Kukës, Kavajë, Berat, Kamëz, Mat, Fushë-Arrëz, Cërrik.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 271 pacientë, 16 në terapi intensive nga të cilët 9 pacientë janë të intubuar.Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, një 64 vjeçar nga Elbasani, një 65 vjeçar nga Tropoja, një 77 vjeçar nga Tirana, një 81 vjeçar nga Gramshi. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve: Vendoseni maskën kudo në ambientet jashtë shtëpisë, ruani distancën dhe kujdesuni për higjienën, vetëm kështu mund të parandalohet përhapja e infeksionit SARS COV2.

LEXO EDHE:

Back to top button