Shqipëri, një viktimë dhe 66 raste të reja me koronavirus

Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri ka bërë të ditur se nga gjithsej 280  testime të realizuara gjatë 24 orëve të fundit, janë konfirmuar 66 raste të reja.

Sipas qyteteve, rastet e reja janë regjistruar në: Në Tiranë 32 raste, 12 në Krujë, 7 në Vlorë, 6 në Durrës, nga 3 raste në Shkodër dhe Fier, nga 1 rast përkatësisht në Tropojë, Lezhë, Elbasan.

Ndërkohë, ka ndërruar jetë edhe një pacient 67 vjeç nga Shkodra, i konfirmuar pozitiv me Covid-19, i cili vuante nga insuficienca kardiake dhe disa sëmundje të tjera bashkëshoqëruese. Deri tani kanë humbur jetën 39 persona.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 9 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë në 1086.

Në Shqipëri, prej fillimit të pandemisë janë realizuar gjithsej 21790, prej të cilëve 1788 raste kanë rezultuar pozitiv me koronavirusin e ri, ndërsa për momentin ka 663 raste aktive.

Me shume

LEXO EDHE:

Back to top button