Shqipëria lëkundet sërish nga tërmeti

Një tjetër tërmet i fortë është ndjerë këtë mbrëmje në territorin e Shqipërisë. Sipas EMSC-së, epiqendra ka qenë 8 kilometra nga qyteti i Lushnjes në një thellësi prej 5 kilometrash.

Ndërkohë magnituda e tërmetit është regjistruar në 4 të shkallës Rihter.

Ky është tërmeti i disatë në këtë të enjte në territorin e vendit. Kujtojmë se po në Lushnje, në orët e vona të natës, ra një tërmet i magnitudës 4.6 Rihter, i pasuar më tutje nga një sërë lëkundjesh të tjera.

LEXO EDHE:

Back to top button