Shqipëria nis fluturimet nga java tjetër, ja destinacioni i parë

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjetiikës e Shqipërisë, ka njoftuar qytetarët e saj se fluturimet e rregullta Tiranë-Athinë dhe Athinë-Tiranë do të fillojnë të hënën, më 15 qershor.

“Vendimi i qeverive të dy vendeve për të vazhduar fluturimet e tyre të rregullta parashikon, gjithashtu, zbatimin e protokolleve strikte të sigurisë kundër Kovid-19, të miratuar nga autoritetet e shëndetit publik”, qëndron në kumtesën e kësaj Ministrie.

Gjithashtu, thuhet se njoftimi me këto protokolle dhe respektimi i rreptë i tyre nga të gjithë pasagjerët, jo vetëm që rrisin sigurinë në përhapjen e infeksionit Covid-19, por do të lehtësojnë ndjeshëm të gjitha procedurat që duhet të ndiqen në aeroportet e duhura.

Në kumtesë, thuhet se qeveria shqiptare është në kontakt të vazhdueshëm me qeveritë e vendeve evropiane për të përmirësuar procesin e hapjes së aeroporteve të tyre dhe se Ministria e Infrastrukturës dhe Energjitikës do të njoftonte menjëherë çdo vendim për të rifilluar fluturimet në të gjitha vendet.

Për shkak të pandemisë, Shqipëria më 10 mars pezulloi plotësisht komunikacionin ajror dhe detar në të gjitha vendet dhe mbylli kufirin, të cilin e hapi më datën 1 të këtij muaji, si pjesë e fazës së katërt të masave lehtësuese./MIA

Me shume

LEXO EDHE:

Back to top button