Shqiptari rrëfen historinë prekëse: Si e shpëtova të riun nga vetëvrasja, ja çfarë më tha

Në studion e emisionit me “Zemër të Hapur” të gazetares Evis Ahmeti, në News24, u trajtua një histori sa e bukur aq edhe frymëzuese.

Shqiptari Ermir Bruka, i cili jeton në Londër, shpëtoi jetën e një shtetasi italian, që donte të kryente vetëvrasje.

“Faleminderit juve per ftesen nga një anë jam duke u dridhur do mundohem të jem më i qetë, më i komunikueshëm. Jam shumë i vetëdijshëm për atë që ndodhi, e kujtoj çdo ditë. Ishte data 4 nëntor, ishte dita e fundit që do të karantinohej vendi. Atë ditë vendosa të dal me një mikeshën time në një bar për të konsumuar një kafe, duke ecur në këmbë buzë një ure, aty dëgjova zëra dhe u afrova që të shikoja se çfarë po ndodhte, pashë që një djalosh rreth të 25- ve po bënte një akt vetëvrasje, menjëherë u afrova me kujdes dhe fillova t’i flisja se nuk duhet ta bënte këtë veprim.

Sapo arrita t’i afrohesha, ai thirri që mos u afro se do hidhem, u afrova me kujdes duke i folur dhe duke e pyetur për jetën dhe familjen dhe pse kishte vendosur ta bënte këtë akt të tillë të padrejtë. Arrita t’i afrohesha dhe e kapa për beli, ai rrëshqiti dhe po mbahej vetëm me një dorë, aty e ngrita me dy duart peshë dhe po e mbaja për beli, aty u bërtita disa njerëzve që po shikonin ngjarjen dhe ju kërkova ndihmë për të thirrur policinë. Menjëherë erdhi policia, provuan të komunikonin me djalin, por nuk ja arritën qëllimit.

Unë vazhdova bisedën me djalin dhe po e pyesja se pse duhet ta bëjë një gjë të tillë! Ai filloi të më tregonte se kishte pësuar një fatkeqësi, i kishte vdekur e ëma para disa muajve dhe kishte shumë vite pa komunikuar me motrën e vet, e cila nuk fliste dhe nuk mbante marrëdhënie me të. Ai më tregoi se kishte edhe probleme financiare. Unë vazhdoja të bisedoja me të për gati 30 minuta, derisa ai filloi të bindej dhe të mos e kryente atë akt të vetëvrasjes.

Një moment ai tentoi përsëri të vetëhidhej, por unë nuk e lejova, i pohova se nëse ai hidhej, do të hidhesha edhe unë bashkë me të. Ai më pyeti për origjinën time dhe unë i tregova se jam shqiptar. Ai shpëtoi nga ai veprim që kishte marrë dhe u shoqërua nga policia në spital. Jam ndjerë shumë i emocionuar që arrita ta shpëtoj një djalë të ri, i cili ishte shumë i mërzitur me jetën, sot edhe pse kanë kaluar disa ditë, kam ende emocione të asaj ngjarje, kam biseduar me djalin, i cili quhej Aleks dhe ishte me origjinë italiane dhe ai më ka pohuar se ka komunikuar edhe me motrën dhe se një ditë do të ritakohemi sërish”, rrëfeu shqiptari.

LEXO EDHE:

Back to top button