Si ndjehet Bilall Kasami pasi partneri i tij Zaev ofendoi shqiptarët?!

Ranë ofendimet dhe u pamë.Kjo shpërfaqi anën tjetër të fshehtë të Zaevit ” multietnik” që lufton për “kauzën ” e përgjithshme informon TetovaSot.
Por ai me partinë e tij kanë dicka për të cilën është vërtetë e tmerrshme dhe nuk përceptohet dot.Si ka mundësi që ata nuk kanë mbështetjen e vet maqedonasve dhe kërkojnë fitoret ti bëjnë me shqiptarët?! Pra qëllimi është tek fitoret politike dhe pushteti pastaj nisin fyerjet e rënda që trazojnë ndjenjat kombëtare te shqiptarët që nuk e durojnë një nëncmim të tillë.
Zaev nuk i kurseu ata që e sollën në pushtet dhe i dhanë mijëra vota.Ky qe ” respekti” i tij që ua ktheu me kaq mosmirënjohje .

Në vend që tu kërkojë falje sic bën gjithnjë pas skandaleve të shumta të tij që e cveshin nga ai politikani ” ndryshe” sic e quan vetveten, ai zhytet akoma më thellë në një gënjeshtër tjetër të madhe dhe të pajustifikueshme.Ai thotë se e ka patur për BDI-në dhe jo për shqiptarët ndërsa tek bomba e fundit nuk dëgjohet askund të thotë BDI.

Por që e keqja të bëhet e përmasave tjera është fakti se ai në këto zgjedhje ka një parti shqiptare pa pyetur si ndjehet sot Bilall Kasami që do kërkojë vota në koalicionin ” mozheme” përcjellë TetovaSot.

Si ndjehet Bilall Kasami pasi partneri i tij Zaev ofendoi shqiptarët dhe pas ofendimeve që ju bëri shqiptarëve Zaev, a i ka mbet një pik gjak shqiptari Bilall Kasamit?
Këto dy gjëra duhet ta rëndojnë kaq shumë liderin e Besës sepse nuk është se në këtë rast duhet të mbyllë sytë dhe të shtirret sikur nuk ka ndodhur asgjë me shqiptarët që para se të kenë bindje partiake i lidh i njëjti identitet, i njëjti gjak, e njëjta histori, e njëjta kauzë e përbashkët për lirinë dhe të drejtat.Bilall Kasami mund ta ofendojë BDI-në për ti fshehur gjurmët e Zaevit por ofendimet ndaj shqiptarëve nuk i fsheh dot.Këtu mbyllet rrëfimi.

Bilall Kasami ka ardhë në atë pikë që sado të flet kundër oponentit shqiptar, ai s’mund ta fshehë skandalin e partnerit të tij Zaev në këto zgjedhje.Zaev me paturpësi i ofendoi rëndë shqiptarët dhe pikë.Këtu mbaron cdo gjë.
Zaev ashtu sic dikur Jankullovska na quante ” indijanci” edhe mund që të përfitojë dicka nga elektorati maqedonas por ai që ka humbur nga sharrjet e Zaevit kundrejt shqiptarëve është Bilall Kasami dhe Besa .Asgjë nuk e justifikon këtë veprim skandaloz dhe fyes deri në skajshmëri.TetovaSot

Me shume

LEXO EDHE:

Back to top button