Sot është shorti i Ligës së Kampionëve – gjithçka që duhet të dini

Bayern Munich e fitoi Ligën e Kampionëve sezonin e kaluar, por nuk do të ketë shumë kohë për ta shijuar këtë sukses.

Pas rrethit të fundit kualifikues të mërkurën, gjithçka është gati për shortin e fazës grupore që do të mbahet sot në orën 17:00, të cilin mund ta ndiqni drejtpërdrejt me tekst në uebsajtin e Gazetës Express.

Si funksionin shorti?

Ekipet do të ndahen në katër vazo, me vazon e parë i përbëhet nga kampioni në fuqi, fituesi i Ligës së Evropës dhe kampionët e ligave të gjashtë vendeve të renditura më së larti.

Vazot dy, tre dhe katër përcaktohen në përputhje me koeficientin renditës të UEFA-s.

26 ekipe e kanë siguruar drejtpërdrejt pjesëmarrjen në fazën grupore dhe atyre do t’u bashkohen edhe gjashtë fituesit e fazës play-off.

Në të njëjtin grup nuk ka mundësi të jenë dy ekipe nga i njëjti vend.

Ndeshjet do të zhvillohen vajtje-ardhje dhe mbetet të shihet a do të lejohen tifozët në stadiume.

Këto janë vazot:

Vazoja e parë: Bayern Munich, Sevilla, Real Madrid, Liverpool, Juventus, Paris St-Germain, Zenit St Petersburg, Porto.

Vazoja e dytë: Barcelona, Atletico Madrid, Manchester City, Manchester United, Shakhtar Donetsk, Borussia Dortmund, Chelsea, Ajax.

Vazot tre dhe katër: Dynamo Kiev, Red Bull Salzburg, RB Leipzig, Inter Milan, Olympiakos, Lazio, Krasnodar, Atalanta, Lokomotiv Moscoë, Marseille, Club Brugge, Borussia Monchengladbach, Istanbul Basaksehir, Midtjylland, Rennes, Ferencvaros.

*Tri ekipe të tjera nga play-off do të shtohen në këtë grup para se vazot të ndahen në dy.

Kur zhvillohen ndeshjet?

Xhiroja e parë: 20/21 tetor

Xhiroja e dytë: 27/28 tetor

Xhiroja e tretë: 3/4 nëntor

Xhiroja e katërt: 24/25 nëntor

Xhiroja e pestë: 1/2 dhjetor

Xhiroja e gjashtë: 8/9 dhjetor

Gazetaexpress

LEXO EDHE:

Back to top button