Sot mblidhet Këshilli i Sigurisë, mund të shpallet gjendje krize dhe të ketë orë policore

Sot me fillim nga ora 12:00 në Kabinetin e Presidentit në “Villa Vodno” do të mblidhet Këshilli për Siguri Kombëtare. Përveç anëtarëve të rregullt të Këshillit, me ftesë të presidentit Stevo Pendarovski në takim do të marrë pjesë edhe ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe.

Nga Kabineti i Presidentit njoftojnë se në seancën e dhjetë, Këshilli i Sigurimit do të diskutojë situatën aktuale me pandeminë e Covid-19 në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut si dhe masat dhe aktivitetet e institucioneve kompetente.

Ndërkaq, kryeministri Zoran Zaev ka paralajmëruar se mund të ketë orë policore nga ora 17:00 ose 18:00.
“Po mendohet edhe për një formë karantine apo mase tjetër kufizuese. Shumica e anëtarëve të Komisionit për sëmundje ngjitëse vlerësojnë se ora policore nga ora 21:00 nuk do të ketë rezultate , ndërsa në qoftë se bëhet nga ora 17:00 ose 18:00 do të ketë rezultate më të mira”, tha kryeministri Zaev.

[adning id=”591683″]

LEXO EDHE:

Back to top button