Stres nga mungesa e udhëtimeve/ Pandemia ndërpreu çdo mundësi për turizëm jashtë vendit

Një nga problematikat kryesore që koronavirusi solli në shoqëri veç infektimit, është distancimi social dhe fizik. Në gjithë globin shtete të ndryshme kanë rregulla të ndryshme sa i përket vendeve që mund të vizitojnë, disa rrezikojnë sërish rikthimin në karantinë e të tjera kanë pezulluar fluturimet. Shumë nuk munden të takojnë të afërmit e tyre prindërit, fëmijët të dashurit.

Sa i ndikon kjo qytetarëve psikologjikisht?

Gejsi Ndoja Psikologe: Jo vetëm pjesa që nuk udhëtojnë ndikon por po t’i shohësh njerëzit kanëe humbur rutinën e tyre dhe udhëtimet kanë qenë pjesë e tyre. Normalisht ka pasur situata ankthioze sepse informacioni që mund të marrin ose komunikimi skype whatsapp me të afërmit nuk është i njëjti si ta kishin pranë, mundësia për t’i takuar ndikon.

Dhe normalisht mungesa për një kohë të gjatë ka ndikuar dhe ka krijuar këto situata ankthioze sidomos në rastet e prindërve që kanë fëmijët me studime jashtë vendit.

Ka të tjerë që udhëtimet i kanë pasur rutinë të jetës së tyre qoftë profesionale ose turistike, po për ta a është e vështirë?

Gejsi Ndoja Psikologe: Prishjen e formës së tyre të të bërit të gjërave, prishjen e ditës, programit javor mujor. Aktiviteti i tyre fizik ka rënë e duke rënë aktiviteti fizik edhe psikologjikisht ndihen më të lodhur, është periudhë e vështirë për të gjithë pasi nga momenti në moment të gjithë presin hapjen dhe vijimin e rutinës por kjo është e vështirë dhe krijon ankthin që shkon deri në depresion duke i bërë të ndihen tq padobishqm nq formën virtuale.

LEXO EDHE:

Back to top button