Takimi Hoti,mediat serbe: Kryeministri Shqiptar ndryshoi mendim

Kryeministri Edi Rama dhe homologu i tij kosovar, Avdullah Hoti, nënshkruan ditën e sotme marrëveshjen ndërqeveritare mes dy vendeve, pas mbledhjes së zhvilluar këtë të premte në Pallatin e Kongreseve në Tiranë.

Marrëveshjet specifike janë nënshkruar më pas nga ministrat përkatës të dy qeverive.

Por mediat serbe kanë reaguar pas mbledhjes së zhvilluar mes qeverisë së Kosovës dhe Shqipërisë.

Duke sjellë në vëmendje qëndrimet e kryeministrit Rama, mediat serbe shkruajnë së kryeministri Edi Rama ka ndryshuar qëndrim për të ashtëquajturën  “Shqipëri e Madhe”.

“Kryeministri Edi Rama tha se Shqipëria dhe Kosova nuk mund të heqin kufirin se Beogradi, Uashingtoni dhe Brukseli do ta kundërshtonin atë”, kështu shkruan në artikullin e saj b92.

Ndërsa është ndalur më tej tek pyetjet e zhvilluara dhe takimi i mbajtur, shkruan se sipas kryeministrit Rama heqja e kufirit nuk mund të realizohet pa një marrëveshje rajonale.

“Shqipëria dhe Kosova nuk mund të vendosin të vetme për të hequr kufirin. Deti është i shqiptarëve, nuk i përket serbëve, porti është i shqiptarëve, nuk i përket serbëve”, tha më tej kryeministri Rama, shkruan b92.

Mediat serbe po ashtu kanë përmendur nënshkrimit e tri marrëveshjeve për Doganën në Durrës, linjën hekurudhore dhe hidrocentralin për Kosovën që do të ndërtohet në Shqipëri.

“Rama deklaroi se Kosova dhe Shqipëria planifikojnë t’i “heqin kufijtë” dhe se së shpejti Porti i Durrësit do të bëhet porti i Kosovës “de facto”.

Ndërsa eksperti i ekonomisë, Safet Gërxhaliu theksoi se marrëveshjet ekonomike ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, sipas tij nuk mund të zbatohen, shkruajnë media serbe.

“Burokracia midis Kosovës dhe Shqipërisë nuk vjen nga mungesa e marrëveshjes ekonomike apo politike, por nga moszbatimi i saj. Nuk mund të jetohet me patriotizmin e njerëzve, partneriteti ekonomik kërkon angazhim, gatishmëri për shtetin e së drejtës, thyerjen e monopoleve dhe edhe ekonominë informale./abcnews.

LEXO EDHE:

Back to top button