Turqia dhe SHBA me manovra të përbashkëta ushtarake në Detin e Zi – Alsat

Forcat detare turke dhe amerikane zhvilluan manovra të përbashkëta ushtarake në Detin e Zi, njoftoi Ministria e Mbrojtjes Kombëtare e Turqisë.

“Fregatat turke TCG ‘Turgutreis’ dhe TCG ‘Oruçreis’ ishin pjesë e stërvitjes së bashku me luftanijet USS ‘Porter’ dhe USS ‘Donald Cook’ të marinës amerikane”, theksoi ministria në një deklaratë.

”Dy avionë të Forcës Ajrore Turke F-16 dhe një avion patrullues detar amerikan morën pjesë gjithashtu në stërvitje”, njoftohet më tej.

“Stërvitja e kryer për llojet themelore të luftës detare ka forcuar më tej bashkëpunimin midis forcave detare të të dy vendeve dhe ka kontribuar në ndërveprimin e tyre”, sipas deklaratës.

“Forcat Detare Turke kanë ruajtur operacionin ‘Harmonia e Detit të Zi’ që nga 1 marsi i vitit 2004, me synimin për të kontribuar në paqen dhe sigurinë e Detit të Zi brenda kornizës së parimit të ‘pronësisë rajonale’”, theksoi ministria.

“Si pjesë e operacioneve, fregatat, korvetat, anijet sulmuese, nëndetëset dhe avionët e patrullës detare shfaqin flamurin e tyre dhe tregojnë praninë e tyre në Detin e Zi, ndërsa janë kryer vëzhgime dhe ekspedita të ndryshme”, vijon deklarata.

“Brenda fushëveprimit të aktiviteteve të tyre të planifikuara, Forcat Detare Turke kryejnë trajnime dhe stërvitje të përbashkëta në çdo mundësi me elementët e NATO-s, forcat detare miqësore dhe aleate të cilat kanë mbërritur në Detin e Zi dhe rregullisht marrin pjesë në stërvitjet e organizuara nga vendet bregore”, theksoi Ministria turke e Mbrojtjes

The post Turqia dhe SHBA me manovra të përbashkëta ushtarake në Detin e Zi appeared first on Alsat.

LEXO EDHE:

Back to top button