Turqia regjistron 7.706 raste të reja me COVID-19 – Alsat

Turqia gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 7.706 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19), përfshirë 671 pacientë simptomatikë, transmeton Anadolu Agency.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me COVID-19 në vend ka tejkaluar shifrën 2,57 milionë, prej të cilëve 27.377 kanë vdekur, përfshirë 93 viktima brenda ditës së fundit.

Po ashtu, 7.215 pacientë të tjerë janë shëruar nga virusi, duke e çuar në mbi 2,46 milionë numrin e përgjithshëm të pacientëve të shëruar, paraprakisht të rezultuar pozitiv ndaj koronavirusit.

Mbi 31,41 milionë teste të dyshuara për COVID-19 janë kryer në Turqi që nga shpërthimi i pandemisë, me mbi 123 mijë teste të kryera gjatë ditës së fundit.

Shifrat e fundit tregojnë se numri i pacientëve të prekur nga COVID-19 që janë në gjendje kritike ra në 1.235.

Turqia filloi fushatën e vaksinimit më 14 janar, duke filluar me punonjësit shëndetësorë së bashku me zyrtarët e lartë, për të inkurajuar popullin të ketë besim në vaksinim.

The post Turqia regjistron 7.706 raste të reja me COVID-19 appeared first on Alsat.

LEXO EDHE:

Back to top button