U fut në kishë pa maskë, gjobitet kryeministri i Bullgarisë

Kryeministri i Bullgarisë, Boyko Borisov u gjobit me një shumë prej 153 eurosh pasi u fut në një kishë pa maskë.

Këtë e ka bërë të ditur ministri i shëndetësisë Kirill Ananiev këtë të martë (23 qershor) ndërkohë që vetëm 1 ditë më parë ai u kishte bërë thirrje qytetarëve për të përdorur maska dhe doreza në vende të mbyllura.

Për Reuters, ai tha se të gjithë të pranishmit në kishë gjatë vizitës së kryeministrit do të gjobiten.

Pavarësisht se ka pasur një rritje të numrit ditor të të infektuarve, qeveria bullgare shprehet se ka arritur t’ia dalë me sukses për ta përballuar krizën e pandemisë.

Gjatë muajit qershor, Bullgaria ka filluar hapjen graduale, por shifrat e larta ka detyruar qytetarët që të mbajnë maska në vendet e mbyllura.

Me shume

LEXO EDHE:

Back to top button