Vaksinat, Argjentina sheh nga Kina, marrëveshje me dy kompani – Alsat

Argjentina, për sa i përket vaksinave, nuk sheh më nga vendet perëndimore. Autoritetet e vendit latino-amerikan kanë njoftuar se kanë mbërritur një marrëveshje me Kinën për marrjen e rreth 1 milion vaksinave të prodhuara nga industria shtetërore kineze Sinopharm.

Vaksinat priten në Argjentinë në fund të janarit, pasi vendi e ka filluar gjithsesi fushatën në dhjetor me një prej vaksinave më të diskutuara në treg, rusen Sputnik V, nga të cilat ka marrë rreth 100 mijë copë.

Vaksina e Sinopharm nuk do të jetë vaksina e vetme kineze që do të mbërrijë në Argjentinë. Traktativat për mbërritjen e vaksinës së krijuar nga kinezja Sinovac, që prodhohet në Brazil nga Istituti Butantan i Sao Paolos, janë drejt pvrfundimit dhe do t’i sigurojnë Argjentinës një numër edhe më të madh.

The post Vaksinat, Argjentina sheh nga Kina, marrëveshje me dy kompani appeared first on Alsat.

LEXO EDHE:

Back to top button